×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Dëshmorët e UÇK-së i vunë themelet e shtetit

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 10:18

    Presidentja e vendit Vjosa Osmani bashkë me kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.


    Me këtë rast ajo ka thënë se dëshmorët e UÇK-së vunë themelet e shtetit, prandaj edhe nderimi për ta nuk është i mjaftueshëm asnjëherë.

    “Sot sërish së bashku me kryetarin e Skenderajt po nderojmë heroizmin e të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, atyre që e bënë themelet e shtetit tonë dhe dhanë më të shtrenjtën e tyre në mbrojtjen e atdheut”.

    “Kurrë nuk është e mjaftueshme për të treguar nderimin tonë për ta. Prandaj sot e bëjmë këtë nderim dhe përkujtojmë heroizmin e tyre. Lavdi të gjithë heronjve të kombit tonë.

    Përderisa kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, tha se vetëm të bashkuar mund të bashkuar mund të ndërtohet vendi dhe të jetësohet amaneti i dëshmorëve.

    “Ne sot nderuam të kaluarën tonë me shumë vuajtje dhe sakrificë aq sa e dhimbshme edhe krenare. Një ideal brez pas brezi”.

    “Pra këtë amanet të dëshmorëve mund ta realizojmë vetëm të bashkuar dhe duke ndërtuar vendin tonë”.

    Fillimisht Osmani e Jashari kanë vizituar Kullën e Ilaz Kodrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!