×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani dhe bashkëshorti kredi “deri në fyt”

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 19:35

    Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik në Kosovë. Në mesin e tyre është edhe pasuria e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.


    Ajo ka deklaruar se në pronësi të veten e ka një banesë e cila nuk është përfunduar ende në vlerë 40 mijë euro , një parcelë toke me vlerë me vlerë 38 mijë euro dhe një garazh me vlerë 2 mijë e 500 euro e papërfunduar.

    Ndërsa si pasuri të bashkëshortit Vjosa Osmani ka deklaruar një banesë me vlerë 68 mijë euro, shtëpi me vlerë 120 mijë euro, shtëpia tjetër 180 mijë euro. Po ashtu si pasuri e bashkëshorti ajo ka deklaruar një garazh me vlerë 5 mijë euro.

    Si pasuri të përbashkët ajo ka deklaruar një parcelë tokë me vlerë 100 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    Kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se ka edhe 20 për qind aksione në First Legal Solutions, Sh.P.K.

    Ajo ka deklaruar në i ka në bankë edhe 12 mijë e 401 euro para të saj dhe 10 mijë e 731 euro të bashkëshortit.

    Vjosa Osmani ka thënë se kanë një kredi të përbashkët në vlerë 115 mijë e 300 euro dhe një borxh për parcelë në vlerë 10 mijë euro.

    Kryetarja e Kuvendi merr nga Kuvendi i Kosovës pagë vjetore 16 mijë e 811 euro dhe 2 mijë e 90 euro meditje dhe pagë vjetore nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” 2 mijë e 763 euro./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!