×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani flet pasi iu vërsul deputeti i LDK-së

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 0:16

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka folur pas incidentit ndodhi në seancën e sonte parlamentare, ku asaj pas një konflikti verbal iu vërsul deputeti i LDK-së, Xhavit Uka, shkruan Reporteri.net.


    Ashtu siç raportoi Reporteri.net, Osmani ka treguar se rastin e ka paraqitur në Polici.

    “Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit”, ka shkruar Osmani.

    Ajo shtoi se ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejon asnjë person të papërgjegjshëm ta pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!