×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Kryeparlamentari, Kryeministri dhe Presidenti duhet të jenë shembuj të udhëheqësve të pakorruptuar

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 14:45

    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa dhe Armend Zemaj, janë takuar me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Huert Lebet.


    Gjatë takimit Osmani e njoftoi Ambasadorin Lebet për diskutimet LDK-LVV drejt një programi të përbashkët në qeverinë ardhshme.

    Poashtu, Osmani potencoi se prioritet i kësaj qeverie do të jetë alokimi i buxhetit drejt investimit në qytetarët e Kosovës veçanërisht në arsim, shëndetësi dhe rritje të punësimit të rinisë dhe grave.

    “Të gjitha këto arrihen vetëm nëse fillimisht garantohet sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit e korrupsionit ku krerët e shtetit, Kryeparlamentari, Kryeministri dhe Presidenti duhet të jenë vet shembuj të udhëheqësve të pakorruptuar”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

    Në njoftim më tej thuhet se ambasadori Lebet falënderoi LDK-në për qasjen konstruktive në proceset shtetformuese dhe ofroi përkrahjen e shtetit të Zvicrës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të facilituar nga Bashkimi Evropian. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!