×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani në konferencën me Lajçakun e thumbon Thaçin

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 9:44

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në konferencën me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak, ndërsa ka folur për dialogun me Serbinë ka thumbuar jo pa kish-presidentin Hashim Thaçi.


    Ajo tha se me qeverinë e re do të ketë qasje të re të dialogut dhe se nuk do të vendoset në tavolinë çështja e kufijve.

    “Kemi pasur qasje kritike për çësthje të caktuara, ka pasur periudha të caktuara si tema e kufirit dhe sovraniteti i vendit që janë bërë temë e dialogut. Assesi nuk mund të pranojmë që çështja e kufijve të bëhet pjesë e negociatave, se ato kanë përfunduar në vitin 2008”, tha Osmani në konferencë, shkruan Reporteri.net.

    Ajo thumboj edhe një rast tjetër Thaçin, ku tha se tani do të ketë koordinim të plotë mes presidentes e kryeministrit për dialogun, çka nuk ka pasur herëve të kaluara.

    “Do të ketë koordinim të plotë dhe bashkëpunim mes kryeministrit e presidentes, që s’ka ndodhur në të kaluarën”, tha Osmani.

    Ajo më tej premtoi se nuk do të bëhen koncesione të reja, duke thënë se nuk ka çka jep më tej Kosova.

    “Kosova ka bërë aq shumë kompromise sa e kanë sjellë në buzë të jo funksionalitetit. Nuk është koha të bëhen pyetje çka do të japë Kosova akoma, edhe Kosova edhe Serbia ta marrin nga BE përfitimin final që është anëtarësimi në BE. Jo që Kosova të japë diçka shtesë, qoftë copëza të funksionalitet të saj brendshëm, qoftë ide të cilat janë jashtëzakonisht rrezikshme si ndryshimi i kufijve, por që Kosova e Serbia duke rezultuar me njohje reciproke të ecin drejt BE-së”, tha Osmani.

    Ajo shtoi se Kosova nuk duhet të konsiderohet si shportë e pemëve e perimeve.

    “Pra, përfitimi final është anëtarësimi në BE, e jo që Kosova të konsiderohet si shportë me pemë e perime që dikush merr diçka prej saj, duke e shndërruar në një shtet jo funksional që nuk i duhet as qytetarëve të vendit e as rajonit e as partnerëve tanë ndërkombëtarë që kanë investuar bashkarisht me ne për fuqizmin e shtetit tonë”, tha ajo /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!