×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani përkujton Komandant Drinin në 21 vjetorin e vrasjes

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 23:15

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Ekrem Rexhën, të njohur si Komandant Drini, në 21 vjetorin e vrasjes duke thënë se veprat e tij do të jenë udhërrëfyese dhe shembëllytrë se si luftohet dhe si ndërtohet paqja e shteti.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se ai sa bëri në luftë bëri në paqe, shkruan Reporteri.net.

    “Komandant Drini (Ekrem Rexha), ishte luftëtari i devotshëm i UÇK-së dhe çlirimtari me integritet, i cili lirinë e kuptoi si themelin e shtetit. Ai sa bëri në luftë, bëri në paqe, duke u shndërruar në modelin e njeriut që luftën për atdhe e bëri për të mirën e përgjithshme. Qoftë i përjetshëm kujtimi për komandant Drinin!”, ka shkruar ajo.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!