×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Qeveria Kurti, e para qeveri që kishte në program padinë ndaj Serbisë për krime lufte

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 19:59

    Duke kujtuar 21 vjetorin e masakrës në lagjen Qerim të  Gjakovës, ku janë vrarë 21 persona, gra dhe fëmijë, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka thënë  se qeveria Kurti ishte qeveria e parë e cila e kishte në Programin e saj Qeverisës padinë për gjenocid ndaj Serbisë shkruan Reporteri.net.


    Osmani ka thënë se kjo qeveri që u rrëzua ishte e para e cila fliste para botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe që kërkonte drejtësi.

    “Për herë të parë, Kosova kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e Padisë për gjenocid kundër Serbisë. Për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi. Ta kujtojmë këtë sot e çdo ditë, përderisa përkujtojmë fëmijët e vrarë, masakruar e të djegur për së gjalli, në Gjakovë e anekënd Kosovës”, ka shkruar Osmani, derisa ka shpërndarë historinë e 10 vjeçarit nga kjo masakër i vetmi që kishte mbijetuar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!