×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani refuzon propozimin e Avdullah Hotit për kryespiun

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 13:33

    Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, ka refuzuar propozimin e Kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, për kryeshef të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Latif Merovcin, i cili më herët ka qenë zëvendësdrejtor në këtë institutcion.


    Lajmin e kanë konfirmuar për Gazeta Blic burime të afërta me Presidendën, derisa kanë bërë të ditur se u.d Osmani ka propozuar një emër tjetër për kryeshef të AKI-së.

    Megjithë, Kryeministri në detyrë ende nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim të Osmanit.

    Ende nuk ka ndonjë lëvizje, ne nuk kemi pranuar ndonjë informacion se është refuzuar apo jo propozimi i Kryeministrit Hoti“, tha përmes linjes telefonike zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës Antigona Baxhaku, për Blicin.

    Drejtori i fundit i shkarkuar i AKI-së, Kreshnik Gashi ishte emëruar në këtë pozitë, më 25 nëntor të vitit 2019, nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi.

    Paraprakisht, Kreshnik Gashi ka mbajtur pozitën e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës. Ai është emëruar në krye të AKI-së, pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit më 2019.

    Më 2017 edhe Agron Selimaj kishte dhënë dorëheqje nga udhëheqja e AKI-së. Ndërkaq, më 2015, dorëheqje nga kreu i AKI-së pati dhënë edhe Bashkim Smakaj.

    Ndryshe, AKI-ja është agjenci për siguri dhe inteligjencë, e cila sipas ligjit, “analizon dhe shpërndan produkte inteligjente në mënyrë të shpejtë, të ligjshme dhe të përgjegjshme te presidenti, kryeministri dhe institucionet tjera kompetente”.

    Drejtori i AKI-së, i cili emërohet për një mandat pesëvjeçar me mundësi vazhdimi, i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!