×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani s’i arrin votat e mjaftueshme për Presidente as në rundin e dytë, Nasuf Bejta merr 4 vota

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 18:54

    Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani nuk ka marrë vota të mjaftueshme për tu zgjedhur Presidente as në rundin e dytë të votimit në Kuvend.


    82 deputetë kanë marrë pjesë në votim, nga 84 janë të pranishëm.

    67 vota rezultuan për Vjosa Osmanin, dy më pas se sa në rundin e parë. 4 vota dolën këtë herë për Nasuf Bejten, derisa 11 tjera dolën të pavlefshme.

    Megjithatë, për Vjosa Osmanin 67 vota janë të mjaftueshme për të u bërë presidente në rundin e tretë dhe të fundit për votimin e shefit të shtetit.

    Votimi i këtij rundi final, në të cilin Vjosa Osmanit, i duhet vetëm shumica e thjeshte, 61 vota për tu bërë Presidente, nis pas pak në Kuvend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!