×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Sot është jo vetëm ditë e bardhë, por një kapitull i ri në historinë e Kosovës

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 22:48

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se votimi i Albin Kurtit për kryeministër dhe i kabinetit të tij është është reflektimi më i saktë e më i sinqertë i vullnetit të qytetarëve.


    “Vërtetë sfidat janë të shumta, qoftë ato të trashëguara e qoftë ato të reja, por në rrugëtimin që filloi sot, uroj që vendimet e politikat tuaja të jenë shembëlltyra më e mirë e nevojave, kërkesave e ëndrrave të qytetarëve të vendit tonë”.

    “Sot është jo vetëm Ditë e Bardhë, por një kapitull i ri në historinë e Republikës, ndaj pres që së bashku të punojmë drejt përmbushjes së pritshmërive të qytetarëve tanë, ashtu siç i kanë shprehur ata zëshëm në kutitë e votimit!”.

    “Qoftë fillim i mbarë e një rrugëtim nga i cili do të dalim të gjithë faqebardhë! Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të drejtë, me të cilin Kosova jo vetëm do ta përjetojë ndryshimin, por edhe do ta ndjejë çdo ditë, në çdo hap dhe për çdo gjë! Për krejt dhe pa përjashtim, për të gjithë dhe pa dallim, për Kosovën shtëpi tonë të përbashkët”, ka thënë Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!