×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani takon ambasadorin britanik, e njofton për negociatat me VV-në

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 14:31

    Sot, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe anëtarët e Kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku janë takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott i shoqëruar nga Sam Paice, zyrtar i lartë politik.


    Osmani e njoftoi Abbott për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës, dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik, transmeton Klan Kosova.

    Njëkohësisht Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programet përkrahëse në Kosovë dhe kërkoi vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të ardhmen.

    Ambasadori Abbott shprehu interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e proceseve të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!