×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani thotë se nuk do të kthehet në LDK: Nuk ka kthim prapa

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 23:00

    Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kandidatja më e votuar në Kosovë ka thënë se nuk do të kthehet kurrë në ish-partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Osmani është pyetur se nëse do të kthehet në LDK pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

    “Jeta pas 14 shkurtit është një realitet i ri politik. 400 mijë qytetarë kanë votuar për bashkimin e forcave tona. E dyta rreth 250 mijë qytetarë kanë votuar që unë të zgjidhem presidente e vendit. Unë s’mund t’ua kthej shpinën të gjithë atyre që votuan për mua e kanë besuar në mua. Të gjithë atyre aktivistëve që kanë punuar kurrë pa ndalur. Njerëzit kanë treguar e çfarë dojnë. Në asnjë rrethanë nuk devijoj nga kjo rrugë që e kanë përcaktuar 400 mijë votues”, tha Osmani në RTV Dukagjini.

    “LDK’ja ka zgjedh rrugë tjetër. Nuk ka kthim mbrapa, nuk është çështje e kthimit në LDK, është çështje e përcaktimit të vullnetit qytetar. Unë nuk e shkeli vullnetin qytetar”, shtoi Osmani

    Vjosa Osmani pasi u shkarkua nga pozita e nënjryetares së LDK, e braktisi këtë parti dhe krijoi iniciativën e saj “Guxo”.

    Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në Listë me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

    Lista e saj ka sigurar sipas raportimeve të deritashme 7 ulëse në Kuvendin e Kosovës/ Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!