×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Vetëvendosje ishte e pasinqertë

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 14:55

    Pas reagimit të Xhelal Sveçlës së VV-së, ku akuzonte LDK-në për veprime tinzare dhe theksonte se nuk ka gjasa për koalicion, kanë folur nga LDK-ja.


    Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani pas mbledhjes së Këshillit të LDK-së ka komentuar këtë deklaratë të Sveçlës duke thënë se deklaratat e tilla dëshmojnë se ata nuk kanë qenë të sinqertë në deklaratat e tyre për bashkëpunim, shkruan Reporteri.net.

    “Haziri e ka sqaruar disa herë që përkundër faktit që e ka një besim të tij e ka respektuar dhe ka punuar për këshillin unanim të përgjithshëm. Vetë deklaratat e tilla tregojnë që një bashkëpunim nuk e paskan pasur të sinqertë, ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe kjo mund të ndodhë vetëm në bazat e respektimit reciprok”, shtoi Osmani. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!