×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlera e koeficientit 105, kaq është paga e re për Presidenten, Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 10:49

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se vlera e koeficientit të pagave për këtë vit do të jetë 105, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ka koeficientin më të lartë 18, do të ketë një pagë prej 1,890 eurosh.

    Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti i cili ka një koeficient 17, do të ketë një pagë prej 1,785 euro, ndërsa Kryeparlamentari Konjufca me koeficient po të njëjtë si Kurti, do të marrë pagë po prej 1,785 euro.

    Kryeministri Kurti ka thënë se koeficientit për këtë vit është 105, ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm planifikohet të jetë 110.

    E me këtë koeficient të vitit të ardhshëm, shefja e shtetit do të ketë një pagë për 100 euro më shumë, prej 1,980 euro.

    Kryeministri Kurti së bashku me Kryeparlamentarin Konjufca, bazuar në koeficientin 110 do të kenë pag╒n 1,870 euro.

    Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se për çdo vit do të shqyrtohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive.

    “Vlera e koeficientit për këtë vit është 105. Ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave ai do të jetë 110. Me këtë ndryshim plotësim të Ligjit të Buxhetit i hapet rrugë sistemit të ri të pagave në Republikën e Kosovës prej këtij muaji. Me këtë sistem të ri dhe këto vlera të kompensimeve, ne kemi synuar dhe mbërritur disa objektiva bazë: barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetjes solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë. E reja e këtij sistemi përveç vlerave në klasifikimin e kategorive tek zyrtarët publikë, është se për çdo vit do të shqyrtohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive. Pas kësaj nuk do të ketë më stagnim të pagave për zyrtarët pafundësisht”, ka thënë Kurti ndër të tjera. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!