Vlora Çitaku ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi.
Ajo ka shkruar në Facebook se Haxhi Thaçi ka jetuar me dinjitet, me përkushtim e dashuri për familjen, njerëzit, dhe vendin e tij.
Postimi i saj:
Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Haxhi.
Një jetë e jetuar me dinjitet, me përkushtim e dashuri për familjen, njerëzit, dhe vendin e tij.
Përkundër moshës, dhimbjes e sëmundjes, zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin.
Një testament dashurie dhe force deri në frymën e fundit.
Pusho në paqe, Haxhi Thaçi. Kujtimi për ty do të mbetet i gjallë.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.