×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku: Kryeministër, fshije këtë status dhe kërko falje

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 23:14

    Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Kurti pas postimit të tij skandaloz për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK’së.

    Çitaku i ka kërkuar Kurtit që ta fshijë postimin e tij e të kërkojë falje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Kryeministër, fshije këtë status dhe kërko falje”, tha Çitaku, teksa nënvizoi edhe pjesët skandaloze të reagimit të kryeministrit Kurti.

    Postimi i saj:

    Në reagimin e tij, kryeministri Kurti, gjeti mënyrën që edhe një rast tragjik si ky i mbrëmjes së të mërkurës, ta lidhte me “armiq”.

    “Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë”, shkroi ai. /Reporteri.net/.

    Kurti për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë: Dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!