×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku ua prezanton kolegëve në Washington pasardhësin e saj në ambasadën e Kosovës në SHBA

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 19:05

    Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka reaguar pas emërimit të Valdet Sadikut si i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në ShBA.


    Çitaku ka shkruar se ka pasur kënaqësinë të punojë me të dhe mezi pret të shoh suksesin e tij në këtë detyrë.

    “Për të gjithë shokët dhe kolegët në Uashington DC. Po ua prezantoj ambasadorin Valdet Sadiku që do të marrë detyrën në ambasadën e Kosovës në ShBA. Kam pasur kënaqësinë të punoj me Valdetin në kapacitete të ndryshme, vlerësim për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij ”, ka shkruar Çitaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!