×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon e quan shpresë vendimin e LDK-së që t’ia bëj kuorumin Vjosa Osmanit

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 11:55

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar pasi LDK-ja ka vendosur që të marrë pjesë në votimin për presidentin.


    Von Cramon në Twitter i ka replikuar ambasadorit gjerman lidhur me këtë çështje duke shkruar se secili në Kuvend duhet të vendosë interesin e shtetit para atij të partisë.

    “Kjo është gjithashtu shpresa ime. Ju lutem sigurohuni që secili në Kuvendin e Kosovës të vendosë interesin e shtetit përpara dhe jo të vetvetes apo të partisë”, ka shkruar Von Cramon.

    Në ndërkohë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dje pas takimit me grupin parlamentar të partisë, ka deklaruar se LDK-ja do të marr pjesë në procesin e votimit të presidentit.

    Ai deklaroi se shpreson që deputetët të respektojnë vullnetin kolektiv të shumicës.

    “Pas një diskutimi të hapur, shterrës në argumente e gjithëpërfshirës, të gjithë, bashkarisht, kemi marrë vendim që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e  Presidentetit të vendit. Që LDK, si gjithëherë, do të ushtroj detyrimin e saj kushtetues, e të marrë pjesë në votim për Presidentin e vendit. Ky pra është vendimi i Kryesisë i votuar me shumicë absolute të anëtarëve të saj. Këtë vendim ua kam komunikuar sot, deputetëve të LDK-së. Pres që secili deputet të respektojë vullnetin kolektiv e të shumicës. Pres nga secili deputet t

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!