×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon: Hijet e nacionalizmit pengojnë bashkëpunimin në Ballkan, i kemi dërguar letër Merkelit

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 15:26

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se hijet e nacionalizmit vazhdojnë ta pengojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor.


    Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ajo tha se anëtarët e PE-së dhe Bundestagut i kanë dërguar një letër Kancelares gjermane, Angela Merkel për t’u siguruar se procesi i Berlinit përfshin pajtimin dhe përparimin e vërtetë.

    “Sot Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së diskuton për Ballkanin Perëndimor. Hijet e nacionalizimit vazhdojnë ta pengojnë bashkëpunimin, nuk mund të ecim përpara pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë. Ne i kemi dërguar letër kancelares gjermane Angela Merkel nga Parlamenti Evropian dhe Bundestagu për t’u siguruar që Procesi i Berlinit të përfshijë pajtimin dhe synim të ketë përparimin e vërtetë”, shkroi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!