×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon: Kemi parë një përpjekje shqetësuese të Kurtit për t’i shantazhuar partitë e tjera politike

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 17:13

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka deklaruar se shefi i Qeverisë, Albin Kurti provoi që t’i shantazhojë mbrëmë partitë e tjera politike me Ligjin për Zgjedhjet.


    Kështu u shpreh Von Cramon përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, gjersa shtoi se mbrëmë “ishim dëshmitarë të një përpjekje vërtetë shqetësuese të kryeministrit Kurti për shantazh ndaj partive.”

    “Ky nuk ishte një fillim i mirë i Kuvendit të Kosovës. Të gjithë kemi pritur të shohim një votim të qetë për Presidentin e ri të Kosovës, por përkundrazi kemi parë një përpjekje jashtëzakonisht shqetësuese të Kryeministrit, Albin Kurti për të shantazhuar subjektet e tjera politike lidhur me Ligjin për Zgjedhjet”, shkroi ajo.

    “Kjo nuk është e pranueshme dhe sigurisht nuk është mënyra se si kemi pritur që qeveria e re e Kosovës të bashkëpunojë me deputetët dhe partitë. Ligjet duhet të përgatiten siç duhet.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!