×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon: Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën po finalizohet

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 10:04

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se procesi i liberalizmit të vizave do të finalizohet.

    Ajo ka deklaruar se shpreson se do të ketë një datë së shpejti.

    “Ende nuk është marrë një vendim i qartë. Do të kemi një votim tjetër nga mesi nëntorit dhe në prapaskenë po punojnë shumë. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar moti dhe është dashur moti të ndodhë. Të gjitha kriteret janë përmbushur dhe s’ka ende vendim. Edhe unë jam e shqetësuar dhe shpresoj të ndodhë sa më shpejtë pa ndonjë kusht tjetër”ka deklaruar ajo në një konferencë.

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka folur për propozimin farko-gjerman, për të cilin ka thënë se është propozim i ri dhe mendon se kjo është mundësi e mirë që Kosova të përparoj.

    “Shumë njerëz kanë shkruar për këtë lloj propozimi, është mundësi e madhe, duhet që liderët t’i shqyrtojnë me kujdes këto propozime, është rast i mrekullueshëm që të ecet përpara”, ka deklaruar Von Cramon.

    Sipas Cramon, propozimi franko-gjerman, është i ri dhe si çdo kompromis tjetër kërkon vullnet politik.

    “Është rast i mirë për ta shtyrë kosovën përpara në shtegun ndërkombëtar, do të ishte përparim i madh, do të shihni se në nivel ndërkombëtar do të përballet me një fazë të re të njohjeve. Është mundësi e mirë, nuk është 100% si cdo kompromis por është shumë më shumë se do të prisja para disa muajsh”, ka vijuar ajo.

    Ajo ka përmendur zgjedhjet në ShBA dhe në Bashkim Evropian të cilat do të tërheqin vëmendjen prej dialogut Kosovë-Serbi, prandaj ka thënë se do të ishte mirë të kishte një përparim në dialog para këtyre zgjedhjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!