×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur i plagosuri në Fushë Kosovë i lutet policisë: “Mos më lini kështu”

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 9:41

    Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar katër persona, të cilët pas një mosmarrëveshjeje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri një person.


    Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa në raportin 24 orësh të policisë është bërë e ditur se në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe katër gëzhoja, shkruan Reporteri.net.

    Në pamjet që ka siguruar Reporteri, i plagosuri shihet teksa i lutet policisë së Kosovës që të mos e lënë në atë gjendje, derisa ndihma po vonohej.

    Më në fund, siç edhe shihet në video, ata detyrohen që ta transportojnë për në spital me një veturë private.

    Viktimat dhe një prej të dyshuarve janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

    Tre të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje.

    “Dy viktimat dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!