×
  • Lajme
  • Lajme

    “Voto bre, bonja plus”, nënkryetari i Vushtrrisë detyron asamblisten e PDK-së të votojë në vend të kolegëve që nuk ishin në sallë

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 23:19

    Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Shpëtim Zhegrova, i cili vjen nga radhët e PDK’së, është kapur nga kamerat duke e detyruar një asambleiste që të votojë në emër të kolegëve, që mungonin në seancë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Zhegrova dëgjohet duke i thënë një asambleiste që të votojë në emër të asambleistëve Arlind Gogolli dhe Lorik Maxhuni, të cilët nuk ishin në sallë.

    Në video ai dëgjohet duke i thënë “voto të Arlindit”. Më pas dëgjohet duke thënë “edhe të Lorikut”, duke aluduar për Lorik Maxhunin, që është asambleist tjetër i kësaj partie.

    “Voto të Arlindit, bonja plus. Voto bre qitja. Bonja tick. Edhe të Lorikit. Veç le qaty, o vec le qaty o shpirt”, dëgjohet duke thënë Zhegrova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!