×
  • Lajme
  • Lajme

    Vranësira e shi, parashikimi i motit për ditët në vijim

    Reporteri
    13 Gusht 2022 | 23:39

    Gjatë vikendit, në Kosovë, do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët e me reshje shiu.

    Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 14C e 17C, e maksimalet në fundjavë zbresin edhe në 20C e 22C, ndërsa nga fillimi javës së ardhshme shënojnë rritje në 27C, të mërkurën edhe në 33C.

    14.08 – Vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu.
    15.08 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe të shkurtë shiu.
    16.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.
    17.08 – Pjesërisht vranët e më ngrohtë. Pasdite mundësi për rrebeshe e bubullima.

    Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 2-8m/s, e javën e ardhshme nga veriperëndimi.

    Shtypja atmosferike pëson rënie përreth vlerave normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!