×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasësi është në burg që nga 2003-ta, Vjosa Osmani kërkon që të zbardhet e vërteta për vrasjen e Ukë Bytyqit

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 10:59

    Në vitin 2003, Jetullah Kryeziu, është dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Prizrenit, për vrasjen e ish-kryEtarit të Suharekës Ukë Bytyqit, dhe dy përcjellësve të tij.


    Por siç duket këtë e ka harruar Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e cila duke kujtuar Bytyqin në 20 vjetorin e vdekjes ka kërkuar që të zbardhet e vërteta e këtij rasti dhe rasteve të tjera të tilla.

    Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se liria e vendit do të mbetet e paplotë për aq kohë sa këto vrasje politike do të jenë të pazbardhura, ani pse për këtë rast dikush tashmë po e vuan dënimin.

    “Guximi e vendosmëria, urtia e fjala e peshuar e shndërruan Ukën në njeri të besueshëm për qytetarët e Suharekës dhe gjithë Kosovës. Së bashku me përcjellësit e tij, Bafti Bajramin e Bajram Bytyçin, ai u vra pikërisht sepse po i promovonte idealet për të cilat u sakrifikuan breza të tërë atdhetarësh: jetën e lirë e shtetin e konsoliduar, në të cilin respektohen liritë dhe të drejtat njerëzore, përfshirë edhe të drejtën e votës së lirë e të manifestimit paqësor, të cilat konsiderohen fundament i shtetësisë”, ka shkruar Osmani ndër të tjerash në Facebook.

    Kujtojmë, që Gjykata në vitin 2003 kishte dënuar me 20 vjet burg Jetullah Kryeziun për vrasjen e Ukë Berishës dhe përcjellësit e tij Bafti Bajrami e Bajram Bytyçi.

    Jetullah Kryeziu është i dënuar për vrasjen e Ukë Bytyqit dhe dy të tjerëve më 27 tetor 2001

    “Gjykata e Prizrenit dënon me 20 vjet burg vrasësin e kryebashkiakut të Suharekës, Ukë Bytyçi. Bytyçi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u vra më 27 tetor të vitit të kaluar, pak orë pas zgjedhjes në krye të bashkisë së Suharekës. Ngjarja ndodhi menjëherë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, që nxorën fitues kandidatin partisë së Rugovës, Bytyçin”, thuhej ndër të tjerash pas vendimit të Gjykatës më 19 qershor 3003. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!