×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 63-vjeçares, Krasniqi apelon për veprime institucionale ndaj dhunës në familje

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 13:29

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e ka quajtur “tragjik” lajmin për vrasjen e gruas 63-vjeçare nga bashkëshorti i saj, 70-vjeçar, që u bë publik sot.

    “Tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares Sadije Godeni në Prishtinë. Një punonjëse e përkushtuar e arsimit, e cila tërë jetën ia kishte dedikuar edukimit të shumë brezave. Fatkeqësisht, pak para pensionimit të saj, ajo sot ishte viktimë e dhunës në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

    Kreu i PDK’së, bëri thirrje që të ndërmerren veprime institucionale për ta parandaluar fenomenin e dhunës në familje.

    “Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje. Ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit tonë – për të cilin duhet të reagohet urgjentisht. Familjes së arsimtares Sadije, kolegëve e miqve të saj, u shpreh ngushëllimet më të thella!”. /Reporteri.net/.

    Postimi i tij:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!