×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e dy vëllezërve për një copë tokë në Podujevë, Policia po e kërkon fqinjin

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 17:27

    As pas 74 ditësh, organet e hetuesisë nuk kanë arritur që t’i bien në gjurmë të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Repë të Podujevës. Vrasja dyshohet se është kryer shkaku i një toke.


    Një vrasje e dyfishtë kishte ndodhur në korrik të këtij viti në fshatin Repë të Podujevës. Dy vëllezërit e familjes Abazi mbetën të vdekur, shkaku i një toke

    I dyshuari për këtë rast është fqinji i tyre 65-vjeçar, i cili pretendonte mbi pronësinë e tokës, ashtu sikurse edhe viktimat.

    Por, ndonëse po bëhen tre muaj nga dita kur ndodhi kjo ngjarje tragjike, i dyshuari për vrasje gjendet ende në liri.

    Se i dyshuari për këtë rast gjendet akoma në arrati e ka konfirmuar për Gazetën Express prokurori i rastit, Armend Hamiti.

    Hamiti i ka thënë Gazetës Express se tashmë kanë lëshuar urdhëarrest për të, derisa ka thënë se nuk e dijnë nëse ai ndodhet në Kosovë apo jashtë vendit.

    “Zyrtarisht ai është në arrati, por ku nuk kemi informacione se a jashtë a brenda, por kemi lëshu urdhërarrest dhe i njejti është në kërkim”, ka thënë Hamiti për Express.

    Ndryshe, vrasja dyshohet të ketë ndodhur shkaku i një tokë, për të cilën të dy palët pretendonin mbi pronësinë e saj.

    Policia kishte konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura në vendin e ngjarjes, derisa pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit ishte gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku janë gjetë dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura.Njësit policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion”, kishte njoftuar Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!