×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e dy zyrtarëve në Pejë, reagon PDK-ja: Jemi të tronditur

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 22:52

    Peja sonte në mbrëmje është tronditur nga një incident i rëndë, ku mbetën të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Astrit Ademaj dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Blernad Kadriaj.


    Pas kësaj ngjarje tragjike ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës.

    Nëpërmjet një postimi PDK thonë se janë të tronditur nga ky rast.

    “Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017. Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!