×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e dyfishtë në Pejë, Ministri Sveçla njofton se i plagosuri është nën arrest

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 22:34

    Peja sonte në mbremje është tronditur nga një incident i rëndë, ku mbetën të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Astrit Ademaj dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Blerand Kadriaj.


    I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, A.Ademaj për të cilin ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është nën arrest.

    “Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar”, tha Sveçla.

    Ai shtoi se siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore.

    “Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët. Familjeve të të vrarëve iu shpeh ngushllimet e sinqerta”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!