×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Ivanoviqit: Pamje nga bastisja e banesës së policit serb në arrati

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 9:42

    Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës me ç’rast ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    Njëri nga të dyshuarit i cili është në kërkim nga policia e Kosovës, është Zhelko Bojiq- shef i operativës në pjesën veriore i cili dyshohet në fshehjen e provave në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

    Policia gjatë bastisjes së banesës së tij, ka arrestuar djalin e tij Velko Bojiq, te i cili janë gjetur armë dhe municion.

    Mediat serbe kanë publikuar pamjet nga momenti kur policia ka hyrë në banesën e Bojiqit, të cilat mund t’i shihni më poshtë./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!