×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Llaushë, aprovohet kërkesa e avokatit që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminim psikiatrik

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 17:44

    Elvir Imeri, avokati i të dyshuarit për vrasjen e para pak ditëve në Llaushë të Skenderajt, thotë se Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka aprovuar propozimin e tij dhe ka urdhëruar Institutin e Psikiatrisë Forenzike që të kryejë ekzaminimin psikiatrik të të dyshuarit për vrasjen.

    “Sot me dt.14.01.22 kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore ne Mitrovice dhe me këtë rast dua te konfirmoj se gjykata ka aprovuar propozimin tim dhe ka urdhëruar Institutin e Psikiatrise Forenzike qe te kryej ekzaminimin psikiatrik lidhur me te mbrojturin tim”, ka thënë Imeri për Express.

    Ai thotë se një propozim i tillë është bërë për të vërtetuar “Nëse ne kohen e kryerjes se veprës penale i pandehuri a ka qene ne gjendje te paaftësisë mendore ose aftësisë se zvogëluar mendore”.

    “Propozimin për ekzaminimin psikiatrik lidhur me te mbrojturin tim e kam bere konform me nenin 508 te KPPRK-se si dhe nenin 146 te po te njëjtit kod.Ekzaminimi duhet te kryhet brenda dy javësh nga lëshimi i këtij urdhëri”, ka përfunduar Imeri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!