×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Pejë, detaje tronditëse: Dorasi dyshohet se tentoi t’a dhunojë të bijën e viktimës

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 17:47

    Një vrasje ka tronditur sot qytetin e Pejës. Vrasja ka ka ndodhur në lokalin Zhara në rrugën Gjin Gazulli në Pejë, sot rreth orës 15 e 35 minuta.


    Siç ka mësuar Sinjali, i vdekuri nga arma e zjarrit dyshohet se është G. Kastrati.

    Kurse, i dyshuari për kryerjen e vrasjes mësohet se është Xh.J  profesor me profesion.

    Siç ka mësuar Gazeta , ngjarja ka ndodhur pasi dyshohet se dorasi Xh.J kishte tentuar ta dhunonte vajzën e të ndjerit G. Kastrati.

    I ndjeri mësohet se ishte nisur për t’u hakmarrë, por i ishte grabitur arma nga dorasi Xh. J i cili më pas e kishte vrarë.

    Rastin e kanë konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” edhe nga Policia e Kosovës.

    “Sot reth orës 15 e 35 miuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me azrmë zjarri. Menjhëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë zëdhënësi i policisë në këtë qytet Fadil Gashi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!