×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në stilin mafioz që tronditi Tiranën, arrestohet në Pejë personi i dyshuar për atentatin

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 10:22

    Mbrëmë në Pejë është arrestuar Gjelosh Krasniqi, i dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt në tetor të vitit 2022 në Tiranë.

    Mediat në Shqipëri raportonin se viktima u qëllua për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje dhe atentati dyshohet se u krye për hakmarrje.

    Arrestimin e tij për Reporteri.net e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë3

    “Mbrëmë nga puna operative është arritur të arrestohet një person (me urdhër arrest ndërkombëtar) i cili dyshohet se ka qenë i përshirë vitin e kaluar për një vrasje në Shqipëri. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Gj.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj tij do parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit. Për procedurat e mëtutjeshme rreth këtij rasti ju lutem i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë”, tha Shkodran Nikçi për Reporteri.net.

    Atentati tronditi Tiranën në orët e vona të natës së 30 tetorit, ku siç u raportua viktima sapo ishte kthyer nga një dasmë në Lezhë. Edhe pse zona ishte me siguri të shtuar dhe kamera, së paku dy persona me një mjet ‘Benz’ me targa të vjedhura qëlluan për vdekje në derën e një garazhi 39-vjeçarin Briken Sanaj, raportoi Top Channel.

    Para se të ndodhte atentati, Sanaj ka qenë duke mbyllur makinën te garazhi i pallatit ku jetonte dhe është takuar me tre persona të njohur në trotuar. Pasi kishte mbaruar dasma në Lezhë, ai së bashku me të afërmit e tij kanë sjellë nusen në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti.

    Në momentin që ai ka zbritur nga makina, u qëllua për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!