×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja që tronditi Pejën, mësohet identiteti i viktimës

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 17:50

    Një vrasje ka ndodhur në një lokal në Pejë, sot rreth orës 15 e 35 minuta.


    Siç mësohet i vrari dyshohet se është G. Kastrati.

    Vrasja mësohet se ka ndodhur tek lokali Zhara në qytetin e Pejës.

    Rastin e kanë konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” edhe nga Policia e Kosovës.

    “Sot rreth orës 15 e 35 minuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Menjëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë zëdhënësi i policisë në këtë qytet Fadil Gashi.

    Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në Pejë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!