×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në Ferizaj, dyshohet se djali mbyti nënën e tij

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 11:19

    Një vrasje po dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Rrustem Statovci” në Ferizaj.


    Rastin e ka konfirmuar prokurori Veton Shabani, i cili ka thënë se sipas dyshimeve të para, po dyshohet se ka ndodhur një vrasje brenda familjes.

    “Ka dyshime për vrasje. Mjekësia Ligjore e Ka marrë trupin e pajetë të viktimës, obduksioni do ta sqarojë situatën më detajisht. Por dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrasje”, ka thënë Shabani.

    Shabani ka bërë të ditur se viktima ka jetuar me djalin e saj, i cili sipas informatava të para nga vendi i ngjarjes, është i dyshuar kryesor.

    “E ndjera ka jetuar me një djalë të saj, që sipas infiormatave të para, ka të meta mendore.  Është dërguar për ekzaminim te psikiatri. I dyshuar për momentin është djali, policia e ka marrë dhe është duke u trajtuar nga psikiatri”, ka deklaruar Shabani për Express.

    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

    “Mund të konfirmoj që ka ndodhur një vrasje në komunën e Ferizajt. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me mjekun i cili edhe ka konstatuar që viktima e gjinisë femërore ka ndërruar jetë. Hetimet ende nuk i kemi përfunduar. Një person është arrestuar. Personi që dyshohet për vrasjen është familjar i viktimës.”, ka thënë Gashi për Reporterin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!