×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se vrau Gëzim Kastratin në Pejë, arrestohet Xhevdet Januzaj

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 20:57

    Sonte në orët e pasditës, rreth orës 20:10, është arrestuar Xhevdet Januzaj, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” në Pejë.


    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se i dyshuari për momentin gjendet në Stacionin Policor.

    “Po sonte rreth orës 20:10 është arrestuar i dyshuari për vrasje të rëndë. Për momentin ai gjendet në Stacionin Policor në Pejë”, tha ai për Repoteri.net.

    Ndryshe, dje Reporteri.net raportoi se në Pejë, në lokalin Zhara, ka mbetur i vdekur Gëzim Kastrati, i cili dyshohet se u qëllua nga Xhevdet Januzaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!