×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet një person në lagjen “Kolovica” në Prishtinë

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 14:11

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kolovica” në Prishtinë ku një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë Laureta Ulaj e cila ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.

    “Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga policia për në rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç’rast e njëjta i është pergjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plageve të marra nga nje armë zjarri, ku me urdhër të prokurorit është derguar ne IML per obdusion, derisa një person tjetër eshte shoqëruar në stacion policor” tha Ulaj për Reporteri.net.

    Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!