×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca për Kosovën, Vuçiq do të flasë të paktën dy orë

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 8:16

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të flasë për të paktën dy orë në një seancë të posaçme të Parlamentit të Serbisë për Kosovën, të planifikuar për të sot.


    Në fjalimin hyrës, Vuçiq do të paraqesë fakte historike rreth marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve, por gjithashtu do të paraqesë një analizë të detajuar të marrëdhënieve aktuale të këtyre dy popujve, dhe po ashtu do të flasë për zgjidhje konkrete në të ardhmen.

    Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, ministrat dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!