×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq e lavdëron veten: Kur ka bisedime 12-13 orëshe jam më i koncentruar se të tjerët

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 17:54

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media të dielën ka folur rreth bisedimeve të djeshme në Ohër.

    Duke dhënë detaje për takimet që zgjatën gjatë gjithë ditës, Vuçiq e nxori veten si hero të takimit.

    Sipas tij, ai ishte më i qëndrueshmi brenda ekipit të tij.

    “12 herë dje e ndryshuam tekstin. Dua t’i falënderoj njërëzit që ishin dje me mua sepse gjithmonë është stresuese, sepse sa herë duhet të analizoni, të konsultoni profesorë duke i pyetur a mundemi këtë, a guxojmë këtë, e presioni sa vjen e shtohet. Për mua është përparesi kur kjo zgjat 12-13 orë sepse jam më i qëndrueshëm se të tjerët, keq e kam kur është 2-3 orë, kur është 12-13 koncentrimi im është i shkëlqyer, më i mirë se i të tjerëve. Kështu ishte edhe mbrëmë në orët e vona” tha Vuçiq në një moment vetlavdërimi, që nuk është i rrallë për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!