×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq e quan marrëzi një deklaratë të Hotit

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 11:56
    epa07934323 Serbian President Aleksandar Vucic addresses the media Russian Prime Minister Dimitri Medvedev (not pictured) in Belgrade, Serbia, 19 October 2019. Medvedev is meeting Serbian top officials to discuss Russian-Serbian trade, economic, cultural and humanitarian relations. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratën së premtës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti i cili para se të takohet me homologun shqiptar, Edi Rama, tha se nga ai do të kërkojë që një pjesë e Portit të Durrësit të shërbejë si Port i Kosovës.


    I pyetur rreth kësaj deklarate, kreu i shtetit serb e ka cilësuar si një marrëzi.

    “Gjithçka që dëgjoj nga deklaratat e tyre, jam i ngopur me marrëzitë e tyre”, ka thënë Vuçiq gjatë një konference për media të mbajtur me rastin e vizitës në aeroportin “Batajnica”, raporton “b92.net”.

    Ai ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke ritheksuar edhe një herë që s’ka ndërmend ta njoh pavarësinë e Kosovës.

    “Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk vijë të negociojë për këtë. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”, ka thënë Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!