×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq i shkruan letër BE-së për zarfet nga Serbia: Dilni tregoni nëse kemi helmuar shqiptarët

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 13:29

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar një letër zëdhënëses së Bashkimit Evropian Maja Kocijançiq, duke i kërkuar që publikisht të tregojë nëse serbët i kanë helmuar shqiptarët.


    Këtë letër e ka bërë publike vetë Vuçiqi përmes rrjetit social Twitter.

    “Jam shumë i sigurt që pas disa ditësh të monitorimin nga afër së aferës së ‘helmimit’ në Prishtinë se keni konkludim rreth asaj që saktësisht ka ndodhur. Andaj, ju lus që opinionit europian t’i thoni nëse ne serbët i kemi helmuar shqiptarët me antraks, navichok, apo ndonjë tjetër helm të rëndë. Nëse rastësisht kjo nuk është e vërtetë, ju lus që publikisht të tregoni se kush kanë qenë mashtruesit që kanë bërë një gënjeshtër të tillë”, thuhet në letrën e dërguar.

    Javën e kaluar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar. Kjo për shkak të pesë kutive me vota që kanë ardhur nga Serbia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!