Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Pas takimit në një konferencë për media, Vuçiq tha se në zgjedhjet e 6 tetorit po tentohet të dobësohet pozicioni i serbëve në Kosovë, transmeton Reporteri.net.
“Kjo është një çështje e së ardhmes sonë dhe mbijetesës sonë. Ata duan të dobësojnë pozicionin e Serbisë në bisedime me shqiptarët. Kjo është arsyeja pse unë i nxis njerëzit të dalin më 6 tetor dhe të tregojnë angazhimin për mbijetesë në vatrën e tyre. Njerëzit në Kosovë e dinë që ne po investojmë më shumë para se kurrë, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Kjo është një çështje rëndësishme për mua dhe për kandidatët, por më tepër për mbijetesën e serbëve dhe Serbisë”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.
Vuçiq ka komentuar edhe fotografinë që u publikua dje e ku shihet ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli bashkë me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin Milan Radoiçiq, ky i fundit si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe është në arrati që nga vrasje e tij në 2018.
“Nuk më intereson fotografia e Radoiçiq dhe Rakiq me Pacollin në jaht, nuk më intereson që u takuan. Të gjithë janë takuar me Pacollin”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.