×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq kushtëzon Merkelin: Të hiqet taksa për të vazhduar dialogu

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 18:37

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic pranoi një thirrje telefonike nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ftoi kreun e shtetit serb për vizitë në Berlin gjatë muajit janar. Ndonëse e pranoi me kënaqësi ftesën , Vucic e kushtëzon kancelaren gjermane me mbështetjen e Gjermanisë sa i përket heqjes së taksës ndaj mallrave serbe në Kosovë, në mënyrë që të vazhdojë dialogu, transmeton Gazeta Metro.


    ‘Presidenti Vucic përcolli kancelares gjermane përshtypjet e takimit të fundit në Paris dhe mundësitë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, ku theksoi se do të ishte e rëndësishme për Gjermaninë dhe Evropën të pohojnë se është e nevojshme që autoritetet e Prishtinës të heqin taksat e mallrave nga Serbia qendrore, në mënyrë që të vazhdojë dialogu’, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e presidentit për mediet serbe, sa i përket kësaj bisede telefonike ku u fol për marrëdhëniet bilaterale dhe situatën në rajon.

    Siç theksohet, presidenti serb njofton Merkelin se Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut të ndërmjetësuar nga BE, ku pret një zgjidhje kompromisi, të pranueshme reciprokisht me qëllim të sigurimit të stabilitetit në rajon.
    Ndër tjerash, ai shprehu nevojën për një plan të qartë të zgjerimit të BE’së dhe planin kohor për anëtarësim, pasi që sipas tij, procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

    Merkel dhe Vucic biseduan edhe për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, të cilët theksuan se ndërmarrjet gjermane të cilat operojnë në Serbi japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik duke punësuar më shumë se 60 mijë punëtorë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!