×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Lirimi i serbëve të arrestuar, mënyra më e mirë për të qetësuar tensionet në veri

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 8:48

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia po kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar e cila sipas tij, është mënyra për të qetësuar tensionet në veri të Kosovës.

    Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq tha se serbët e Kosovës nuk duhet të përfshihen në dhunë kundër trupave të NATO-s dhe anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian atje.

    “Askush, në asnjë rrethanë, nuk duhet të marrë pjesë në sulmet ndaj EULEX-it dhe KFOR-it”, tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

    Ai tutje tha që Beogradi po kërkon që të deskalojë situatën në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!