×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq pas takimit me Kurtin: Insistova në formimin e Asociacionit, ata as nuk e përmendën atë

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 17:23

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se në takimin e sotëm në Bruksel, ai këmbënguli në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por delagacioni i Republikës së Kosovës nuk dëshiron as të flasë për të.


    “Unë insistova në formimin e Asociacionit. Kjo ishte pika e parë për të cilën fola. A mendoni se ata e përmendën atë? Jo”, tha ai para gazetarëve në Bruksel, raporton Tanjug, përcjell Gazeta Online “Reporteri.net.

    Tutje, Vuçiq tha se “Autoritetet e reja të Prishtinës padyshim që duan një atmosferë në të cilën serbët do të ndjehen të kërcënuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!