×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, thotë se janë të gatshëm për dialog

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 11:02

    Presidenti serb Aleksander Vuçiq është takuar me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas në Beograd.


    Vuçiq ka thënë pas takimit se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën në mënyrë që të arrihet një kompromis mes palëve, shkruan Tanjug.

    Kryediplomati gjerman ka thënë sot në Beograd se është i vetëdijshëm që procesi i normalizimit me Kosovën nuk është i lehtë por beson që i kontribon zhvillimit ekonomik, dhe se Gjermani përkrah procesin e dialogut dhe emisarin Lajcak që ndërmjetëson këtë proces.

    Maas ka qëndruar dje në Prishtinë dhe në konferencën për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se është e qartë që njohja e Kosovës nga Serbia është njëri nga elementet marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!