Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic ka folur edhe sot për takimin që do të mbahet të shtunën në Ohër. Ai ka thënë se shpreson për një bisedë të mirë, ndërkohë për atë nëse do të ketë lëvizje përpara ka thënë se s’është shumë optimist.
“Sa për Serbinë, ne jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vucic, raporton RTV.
Tutje Vucic ka thënë se po udhëton në Ohër për të përfaqësuar interesat shtetërore të Serbisë.
“Unë s’po udhëtoj në Ohër për mesazhe, por për të reprezantuar interesat e shtetit e Serbisë dhe njerëzve tanë në Kosovë”, ka shtuar tutje Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.