×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq për varrezën me trupat e vrarë të shqiptarëve: Krenar që gjetëm varrezën masive në Rashkë

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 12:51

    Asnjë krim nuk duhet të mbetet i pazbuluar dhe të gjithë të zhdukurit duhet të gjenden, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar zbulimin e një varri masiv afër Rashkës.


    Vuçiq tha të martën se është krenar që Serbia që varrezat masive u gjetën “me miratimin e autoriteteve serbe”.

    Disa  ditë më parë u gjend një varrezë masive në Kizhevak afër Rashkës në Serbi, ku besohet të jenë trupat e pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë personave shqiptarë të Kosovës

    Gurorja në Kizhevak në komunën e Rashkës afër kufirit me Kosovën është vendi i pestë në Serbi ku janë gjetur eshtrat e civilëve të dyshuar shqiptarë të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!