×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq përcjell Ramën hap pas hapi, ky veprim e zbulon keq

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 10:23

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kohëve të fundit praktikon një metodë interesante të komunikimit në rrjetet sociale. 


    Ai gjatë vizitave që bën nëpër vende të ndryshme të botës, takon shqiptarët të cilët kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë në këto vende, shkruan Reporteri.net.

    Gjatë vizitës në Zvicër, Rama dje është takuar me një polic nga Kosova dhe bashkë kanë publikuar një video në Facebook. Bëhet fjalë për një polic shqiptar, me prejardhje nga Gjilani i cili shërben në forcat e sigurisë në Zvicër.

    Ndërkaq, ditë më parë kryeministri shqiptar gjersa po merrte pjesë në mbledhjen e 74-të të Kombeve të Bashkuara në New York, kishte realizuar një video të ngjashme me një polic nga Kosova i cili ruan derën e OKB-së.

    E kjo praktikë e Ramës duket se i ka pëlqyer presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Vuçiq gjatë qëndrimit në Gjenevë është takuar me një të ri serb, i cili shërben si polic atje.

    Vuçiq, njëjtë si Rama ka publikuar një fotografi me të në Instagram, duke bërë të ditur se ai është kujdesur për sigurinë e presidentit serb sa ka qëndruar në Gjenevë./Reporteri.net

    https://www.instagram.com/p/B4mo3azJN-R/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!