×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq përvjel mëngët: Pas koronavirusit, na pret një betejë tjetër e vështirë – Kosova

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 11:32

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se pas tejkalimit të pandemisë me COVID-19 do t’i duhet të merret me çështje të vështira. Sipas tij zgjidhja e problemit me Kosovën është një prej çështjeve më të rëndësishme.


    Këto deklarime Vuçiq i ka bërë derisa ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Budapest.

    Kreu i shtetit serb ka paralajmëruar se çështja e Kosovës do të duhet të zgjidhet sapo të kalojë situata me COVID-19.

    Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë i bllokuar që nga nëntori 2018 si pasojë e taksës 100 %.

    Ndërkohë nga BE’ja dhe SHBA’ja në vazhdimësi ka pasur thirrje për rinisje të negociatave.

    Rikthimin në tryezën e diskutimeve e kanë vonuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, derisa nuk pritet që të ketë negociata para përfundimit të zgjedhjeve në Serbi të cilat do të mbahen në muajin qershor të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!